City mposht Crystalin Foto: Reuters

City mposht Crystalin

19 October 2019 20:24

Manchester City ka shënuar fitore prej 0 me 2 në udhëtim te Crystal Palace.

Dilemën e fituesit mysafirët e zgjidhën në pjesën e parë, duke shënuar dy gola të shpejtë.

Gabriel Jesus i dha epërsinë skuadrës së Pep Guardiolës në minutën e 39 pas asistimit nga Bernardo Silva.

Derisa dy minuta më vonë David Silva shënoi pas asistimit nga Raheem Sterling.

City me këtë fitore arrin në kuotën e 19 pikëve në vendin e dytë. Derisa Crystal Palace në vendin e gjashtë ka mbledhur 14 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme