Pronari i ri i Nices nuk mendon se me para zhvillohet klubi

Pronari i ri i Nices nuk mendon se me para zhvillohet klubi

19 October 2019 12:36

Pronari i Nices, Jim Ratcliffe, po synon që ekipin francez ta vendosë në hartën e futbollit evropian, por ai nuk është i gatshëm të bëjë shpenzime të çmendura. Në vend të kësaj, Ratcliffe synon që ekipin ta shndërrojë në një "inkubator" të talenteve për të arritur qëllimin e tij.

Ratcliffe, një prej njerëzve më të pasur në Britani, ka në pronësi edhe ekipin e çiklizmit "Ineos", i cili këtë vit triumfoi në "Tour de France" me çiklistin kolumbian Egan Bernal. Ai ishte forca lëvizëse edhe prapa atletit nga Kenia, Eliud Kipchoge në maratonën "Sfida 1:59" dhe përkrah financiarisht ekipin lundrues të SHBA-së, Ben Ainslie, shkruan sot Koha Ditore.

66-vjeçari që mori në pronësi Nicen para fundit të edicionit të shkuar, gjithashtu është pronar edhe i një ekipi tjetër të futbollit, atij nga Zvicra, Lausanne.

"Sporti nuk është vetëm për të firmosur letrat dhe t’i shpenzosh paratë dhe këtë duket se tash e kanë kuptuar edhe drejtuesit e Manchester Unitedit", tha Ratcliffe.

Në Ligue 1 të Francës, Nice aktualisht zë vendin e nëntë me 13 pikë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme