Lallana do të largohet nga Liverpooli

Lallana do të largohet nga Liverpooli

18 October 2019 14:42

Mesfushori anglez Adam Lallana do të largohet nga skuadra e Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar të premten "Daily Mail".

Mësohet se Lallana nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion, pasi nuk shihet si pjesë e projektit të trajnerit Juergen Klopp, transmeton Koha Ditore.

31-vjeçari, këtë edicion ka vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat apo 111 minuta lojë deri më tani. Lallana ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2014 nga Southamptoni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme