Sport

Edhe Reali hyn në garë për Malenin

S’ka dyshim se njëri prej sulmuesve më në formë në këtë edicion është ai i PSV Eindhovenit, Donyell Malen.

20-vjeçari është prej më të kërkuarve në Evropë nga klube me emër, dhe Arsenali, Bayern Munichu e Liverpooli, në konkurrencë për ta transferuar atë, do ta kenë edhe Real Madridin.

Sipas mediave franceze, madrilenët janë të gatshëm ta transferojnë sulmuesin holandez, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2024, transmeton KTV.

Në 18 paraqitje në të gjitha garat me PSV-në, këtë sezon ka realizuar 16 gola në përgjithësi, derisa ka ndihmuar ekipin edhe me gjashtë asistime.