Sport

Oezil do të mbetet tek Arsenali

Descriptive Text

Mesfushori Mesut Oezil nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Arsenalit, pasi është i vendosur të jetë pjesë e klubit nga Londra deri në fund të kontratës së tij.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet angleze, përcjell Koha Ditore.

Oezil ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021 kurse gjatë këtyre ditëve ishte raportuar se mesfushori do të largohet në janar për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit.

"Jo nuk do të largohem nga Arsenali, pasi kam kontratë deri në vitin 2021. Do ta respektoj deri në fund. Është e vërtetë që po kaloj nëpër një periudhë të vështirë, por do të mbetem në klub", ka thënë Oezil.

31-vjeçari, këtë edicion ka vetëm dy paraqitje tek Arsenali dhe është pjesë e klubit prej vitit 2013.