Sport

“Clasico” mund të zhvendoset në Madrid shkaku i protestave në Katalonjë

La Liga ka kërkuar që derbi i njohur si "El Clasico" i këtij muaji ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit të zhvendoset nga Barcelona për në Madrid për shkak të rritjes së protestave në Katalonjë.

Nëntë liderë katalonjas janë dënuar me burgim nga nëntë deri në 13 vjet, të hënën, për rolin e tyre në referendumin ilegal dhe tentimin e dështuar për të shpallur pavarësinë, duke nxitur protesta dhe përleshje në regjion. Barcelona është kryeqendra e Katalonjës, shkruan Reuters.

Ndeshja ndërmjet dy gjigantëve të futbollit është paraparë të mbahet më 26 tetor në stadiumin e Barcelonës "Camp Nou". Por La Liga ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Spanjës që të bëjë ndryshim, e kjo ndeshje të mbahet në "Santiago Bernabeu", në Madrid, transmeton Koha Ditore.

Ndeshja e dytë e stinorit do të jetë në mars.

"Ne kemi kërkuar nga Komiteti i Garave i Federatës së Futbollit të Spanjës që të takohet dhe të ndryshojë lokacionin e 'El Clasicos' për në Madrid, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që janë përtej kontrollit tonë", ka thënë zëdhënësi i La Ligas...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)