Sport

Arrestime, dorëheqje, lot e kërkimfalje pas skandalit të racizmit në Sofje

Descriptive Text

Policia bullgare, të mërkurën, ka arrestuar gjashtë persona në lidhje me fyerjet raciste ndaj lojtarëve me ngjyrë të Anglisë gjatë ndeshjes eliminatore të "Euro 2020", që u zhvillua të hënën në Sofje, ndërsa është njoftuar se do të ketë arrestime të tjera, transmeton Koha Ditore.

Anglia mposhti thellë Bullgarinë me shifrat 6:0, duke ia shkaktuar humbjen më të thellë në shtëpi ndonjëherë, por ndeshja ra në hije, pasi tifozët bullgarë kanë ngacmuar lojtarët anglezë me përshëndetje naziste dhe po ashtu më pas kanë nxjerrë zëra majmunësh në drejtim të tyre.

"Gjashtë persona janë arrestuar dhe jemi në kërkim të tre të tjerëve, pasi kemi marrë informata për përfshirjen e tyre në incidentet", ka thënë Georgi Hadzhiev, drejtor i departamentit të policisë në Sofje, përcjellin mediumet lokale të mërkurën.

Hadzhiev ka thënë se operacioni është duke vazhduar dhe po mundohen të identifikojnë edhe më tepër të dyshuar.

Ndeshja në stadiumin "Vasil Levski" të hënën përkohësisht ishte ndaluar nga referi, sipas protokollit prej tre hapave të vendosur nga UEFA.

UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj Bullgarisë për një numër të akuzave, përfshirë sjellje raciste dhe hedhje të gjësendeve në fushë.

Rasti në Bullgari ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa ka dhënë dorëheqjen të martën presidenti i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Mihaylov....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)