Maratona në LO “Tokio 2020” do të mbahet në Sapporo

Maratona në LO “Tokio 2020” do të mbahet në Sapporo

16 October 2019 20:59

Maratona (vrapim 42 kilometra e 195 metra) dhe ecja atletike në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të mbahen në Sapporo, 800 kilometra në veri të Tokios, nga frika prej nxehtësisë së madhe, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të mërkurën.

Masat për të luftuar nxehtësinë në kryeqendrën e Japonisë, Tokio, duke përfshirë hije më të mira dhe spërkatje me ujë, janë provuar në garat testuese këtë verë, transmeton Koha Ditore. Presidenti i IOC-së, Thomas Bach, ka thënë se shëndeti i atletëve ka qenë prapa këtij vendimi.

Sapporo mund të jetë deri në gjashtë gradë celsius më i ftohtë sesa Tokio në kulm të verës.

“Shëndeti i sportistëve dhe mirëqenia janë gjithmonë shqetësimi ynë. Lojërat Olimpike janë platformë ku sportistët mund të japin atë performancë jetësore dhe këto masa janë marrë për të siguruar që kushtet të jenë në nivel për të dhënë këtë performancë”, ka thënë Bach.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme