Sanchezi nuk luan më sivjet Foto: Reuters

Sanchezi nuk luan më sivjet

16 October 2019 17:31

Anësori i Interit, Alexis Sanchez, do të mungojë deri tre muaj, pas ndërhyrjes kirurgjike në nyje të këmbës të mërkurën.

Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Arsenalit u lëndua në përballjen e Kilit me Kolumbinë të shtunën.

Tani Interi ka bërë të ditur se lojtari do të mungojë deri në vitin e ardhshëm, pas ndërhyrjes që ka pasur në Barcelonë.

“Alexis Sanchez shkoi në Barcelonë këtë mëngjes për konsultë me Ramon Cugat. U konfirmua diagnoza e ekipit mjekësor të klubit dhe aty u vendos të vazhdohet me operimin në nyjën e majtë”, thuhet në njoftimin e klubit ku shtohet se gjatë ditës u krye me sukses operimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme