Sport

Zidane mohon raportimet për shitjen e Jamesit

Descriptive Text

Zinedine Zidane ka refuzuar të përfshihet në raportimet rreth të ardhmes së James Rodriguezit, duke insistuar se ai dhe ekipi janë të përqendruar vetëm në ndeshjen vendimtare ndaj Celta Vigos në La Liga.

Gjatë të martës është raportuar se James është shumë afër kalimit te Manchester Unitedi për 50 milionë funte.

Në konferencën për media, Zidane nuk është përfshirë në diskutimet rreth të ardhmes së Jamesit.

“Jamesi është këtu. Ai është me ne”, ka thënë Zidane.

“Nuk ka stërvitur [sot] sepse pësoi një goditje, por Jamesi është këtu dhe ne po mendojmë për tri ndeshjet e mbetura”.