Sport

Allegri afër që të bëhet trajner i Unitedit

Foto: Reuters

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shumë afër që të bëhet trajner i Manchester Unitedit, raporton Tuttosport.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se bisedimet ndërmjet palëve gjatë javëve të fundit janë intensifikuar, transmeton Koha.net.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit ka nisur dobët sezonin 2019/20, ku pas tetë xhirove mban vendin e 12-të me vetëm nëntë pikë.

Allegri aktualisht është trajner i lirë, dhe është i gatshëm të marrë drejtimin e Unitedit nëse plotësohen kërkesat rreth pagës së tij.