Sport

Shevchenko po shkëlqen edhe si trajner

Andriy Shevchenko gëzoi një karrierë të shquar si sulmuesi më i madh i Ukrainës. Tani si seleksionues i Ukrainës, Shevchenko ka shijuar suksesin e parë, atë të kualifikimit në "Euro 2020".

Ish-ylli i Dynamo Kievit dhe Milanit, i njohur me nofkën Sheva, ka marrë drejtimin e Ukrainës në korrik të vitit 2016. Ky ishte roli i parë i Shevchenkos në zejen e trajnerit. Nën urdhrat e tij, Ukraina nuk arriti të kualifikohej në botërorin "Rusia 2018", pasi në ndeshjen e fundit eliminatore pësoi humbje në shtëpi nga Kroacia, transmeton Koha Ditore shkrimin e AFP-së.

Pas këtij zhgënjimi të përgjithshëm të ukrainasve, Shevchenko pati premtuar se këtë dështim do ta kompensojë me kualifikim në "Euro 2020". Dhe, në fakt, këtë e realizoi të hënën mbrëma, me fitoren 2:1 në shtëpi ndaj Portugalisë. Me këtë fitore, Ukraina i prin Grupit B me 19 pikë pas shtatë ndeshjeve.

"E kam realizuar vetëm gjysmën e projektit të premtuar pas moskualifikimit në botëror. Ne tashmë jemi kualifikuar në evropian, por atje duam të kemi paraqitje dhe rezultate të mira. Jam shumë i lumtur që kemi siguruar kualifikimin para të tjerëve dhe tani do të jemi të qetë për të punuar në idetë e tjera që i kemi, përpara se të luajmë në evropian", është shprehur Shevchenko.

Shevchenko duket se ka vendosur ekuilibër në ekip mes lojtarëve të rinj të talentuar dhe atyre me përvojë, siç janë sulmuesi i West Hamit, Andriy Yarmolenko dhe ai i Shakhtarit, Yevgen Komoplyanka.

Shevchenkos iu besua posti i seleksionuesit pas largimit të Mykhaylo Fomenkos, që dha dorëheqjen pas eliminimit në fazën e grupeve të "Euro 2016" pa e shënuar asnjë gol....(Artikullin e plotë mund ta lexoi sot në “Koha Ditore”)