Hadërgjonaj: Në Çeki shkojmë për fitore

Hadërgjonaj: Në Çeki shkojmë për fitore

14 October 2019 23:13

Florent Hadërgjonaj ka thënë se Kosova do të luajë ndaj Çekisë si mysafire me synimin për fitore.

Në kuadër të Grupit A kualifikues për Evropianin 2020, Kosova ka dy ndeshje për të arritur kualifikimin. Më 14 nëntor udhëton në Çeki në duelin direkt për kualifikim. Nëse Kosova fiton atë ndeshje, i mjafton edhe një barazim ndaj Anglisë në xhiron e fundit për të arritur kualifikimin.

“Ëndrra vazhdon për të shkuar në Evropian. Shkojmë në Çeki për të fituar ndeshjen. E dimë çfarë lojtarë ka Çekia, por po luftojmë për ekip, po japim gjithçka dhe deri tash ka shkuar shumë mirë”, ka thënë ai pas takimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme