Vojvoda: Ndaj Malit të Zi treguam vetëbesim Foto: Driton Paçarada/Koha Ditore

Vojvoda: Ndaj Malit të Zi treguam vetëbesim

14 October 2019 22:50

Mbrojtësi i krahut të djathtë të përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, shprehet i bindur se në ndeshjen ndaj Malit të Zi, Kosova ka treguar vetëbesim.

“Ka qenë një lojë shumë e fortë, kemi tregu shumë vetëbesim. E kemi ditë që duhet me ëndrru edhe një muaj duhet me tregu veten këtu”, ka thënë Vojvoda.

“Kemi mundur të bëjmë shumë më shumë, por me rëndësi është se nuk kemi pësuar gol”, ka thënë Vojvoda.

Ai ka thënë se atmosferë më të mirë se në Prishtinë nuk ka parë kurrë.

“Unë luaj në Belgjikë me stadium me 30 mijë shikues, por këta 12 mijë e kryejnë punën sa 30 mijë”, ka thënë ai, duke shtuar se përkrahje e tillë u duhet edhe në ndeshjen e fundit kundër Anglisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme