Cikalleshi kalon në epërsi Shqipërinë ndaj Moldavisë

Shqipëria fiton thellë ndaj Moldavisë

14 October 2019 21:11
22:40

Shqipëria ka fituar thellë 0 me 4 ndaj Moldavisë në Grupin H kualifikues për “Euro 2020”.

Sokol Cikalleshi, Keidi Bare, Lorenc Trashi e Rey Manaj realizuan golat për këtë fitore.

Në Grupin H kualifikues, Shqipëria ka arritur në 12 pikë deri tash. Aty prijnë Turqia e Franca me nga 19 pikë. Islanda është e treta me 15. Andorra e Moldavia kanë në fund nga tri pikë.

Image
21:26

Shqipëria trefishon epërsinë ndaj Moldavisë

Shqipëria ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Moldavisë.

Lorenc Trashi realizoi pesë minuta para fundit të pjesës së parë për 0 me 3.

 

 

21:24

Shqipëria dyfishon epërsinë ndaj Moldavisë

Shqipëria ka dyfishuar epërsinë ndaj Moldavisë.

Keidi Bare shënoi në minutën e 34-të pas një gabimi të portierit vendas.

 

 

21:11

Cikalleshi kalon në epërsi Shqipërinë ndaj Moldavisë

Sokol Cikalleshi ka shënuar gol në minutën e 22-të për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Moldavisë në Grupin H kualifikues për “Euro 2020”.

Shqipëria po udhëheq 0 me 1.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme