Nis ndeshja Kosovë – Mali i Zi

Kosova mbetet në lojë për “Euro 2020” me fitoren e rëndësishme ndaj Malit të Zi

14 October 2019 20:44
22:34

Kosova ka mposhtur Malin e Zi, 2 me 0, për të mbetur në lojë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi realizuan në pjesën e parë për fitoren e tretë në Grupin A kualifikues.

“Dardanët” ishin më të mirë vazhdimisht duke dominuar në ndeshje që nga fillimi.

Deri në fund të kualifikimeve, Kosova luan me Çekinë e Anglinë në dy ndeshjet vendimtare për kualifikim.

Aktualisht, grupit i prin Anglia me 15 pikë. Çekia është e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova e treta me 11 pikë. Mali i Zi e Bullgaria janë në fund me nga tri pikë.

Më 14 nëntor, Kosova luan ndaj Çekisë si mysafire, tre ditë para se të presë Anglinë në “Fadil Vokrri”.

Image

 

22:13

Kosova vazhdon dominimin ndaj Malit të Zi

Kosova po vazhdon të dominojë në ndeshjen me Malin e Zi, duke krijuar disa raste të mira për gol në pjesën e dytë.

Megjithatë, “Dardanët” s’kanë arritur të shfrytëzojnë akoma asnjë rast, teksa po kalon minuta e 70-të.

21:47

Nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes mes Kosovës e Malit të Zi.

Ndryshimi i vetëm në përbërjet e dy ekipeve është inkuadrimi i Fatos Beqirajt te Mali i Zi, në vend të Kosoviqit.

21:32

Kosova mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi ndaj Malit të Zi

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës e Malit të Zi.

Pas 45 minutave lojë, “Dardanët” po udhëheqin 2 me 0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.

21:19

Kosova dyfishon epërsinë ndaj Malit të Zi

Vedat Muriqi ka dyfishuar epërsinë për Kosovën ndaj Malit të Zi.

Ai realizoi në minutën e 35-të.

 

 

20:55

Kosova në epërsi ndaj Malit të Zi

Amir Rrahmani ka realizuar gol për të kaluar Kosovën në epërsi në përballjen me Malin e Zi.

Ai realizoi me kokë pas harkimit të Bersant Celinës në minutën e dhjetë.

 

 

20:44

Nis ndeshja Kosovë – Mali i Zi

Ka nisur në “Fadil Vokrri” të Prishtinës përballja Kosovë – Mali i Zi, ndeshje e vlefshme për Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Takimi ka nisur me këto formacione:

Kosova: Muriq, Hadërgjonaj, Aliti, Shala, Rashica, Celina, Rrahmani, Berisha, Vojvoda, Kololli, Muriqi.

Mali i Zi: Petkoviq, Bulatoviq, Vukçeviq, Lagator, Mugosha, Jovoviq, Kosoviq, Shçekiq, Boljeviq, Shimiq, Marushiq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme