Klubi gjerman shkarkon mesfushorin turk për mbështetjen për aksionin në Siri

Klubi gjerman shkarkon mesfushorin turk për mbështetjen për aksionin në Siri

14 October 2019 19:26

Mesfushori turk Cenk Sahin është liruar nga klubi gjerman i futbollit, St. Pauli, pasi kishte shprehur publikisht përkrahjen për ndërhyrjen e shtetit të tij në rajonin e kurdëve në Siri.

Klubi i divizionit të dytë të garave të hënën ka thënë se “Sahin është liruar nga detyrat e tij me efekt të menjëhershëm. Faktori kryesor për këtë vendim është mosrespektimi i tij i vazhdueshëm për vlerat e klubit”.

Të premten, Sahin kishte shkruar në Instagram: “Jemi në krah të ushtrisë sonë heroike. Lutjet tona janë me ju”.

Kjo çoi në thirrjet e fansave të St. Paulit që lojtari të shkarkohet. Tani klubi nga Hamburgu ka vendosur një gjë të tillë dhe se lojtari ka lejen të ushtrojë e të luajë për klube të tjera.

Sahin iu bashkua klubit gjerman më 2016 nga Istanbul Basaksehir. Ai raportohet se tash është në Turqi. Transferimi i tij mund të kompletohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme