Real Madridi favorit për Ruizin Foto: Reuters

Real Madridi favorit për Ruizin

14 October 2019 14:10

Real Madridi ka parakaluar Barcelonën në garën për transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.

Gazeta spanjolle “Marca” të hënën ka bërë të ditur se Reali tani është favorit për shërbimet e Ruizit, të cilin po planifikon ta transferoj gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore. 23-vjeçari, po shkëlqen këtë edicion te Napoli dhe trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka kërkuar transferimin e tij.

Zidane e sheh Ruizin si përforcim të duhur për repartin e mesfushës. Reali është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim mbi 60 milionë euro për Ruizin, që ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023.

Këtë edicion, Ruizi ka tetë paraqitje te Napoli, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Betisi për 30 milionë euro dëmshpërblim.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme