FFK-ja do të përfitojë nga përvoja gjermane në futboll

Kosova së shpejti luan miqësore me Gjermaninë

14 October 2019 12:05
13:37

Kombëtarja e Kosovës në futboll së shpejti do të zhvillojë një ndeshje miqësore me kombëtaren e Gjermanisë.

Kjo u bë e ditur sot në një takim që përfaqësuesit e FFK-së patën me përfaqësues të Federatës së Gjermanisë ku edhe u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka treguar se Gjermania ka qenë një kundërshtar i mundshëm edhe para ndeshjes ndaj Gjibraltarit, por ka qenë vetë trajneri Bernard Challandes ai i cili ka zgjedhur një kundërshtar më të dobët duke parë edhe ecurinë e rezultateve të Kosovës në ndeshjet kualifikuese për në Euro 2020.

“Ne e kemi përsëritur edhe më herët që ne kemi pasur dy herë po nga Gjermania që të zhvillojmë një ndeshje, pikërisht tash para se me bë me Gjibraltarin. Por është pjesa që trajneri ka zgjedhur skuadrën sepse Gjermania është një ekip shumë i fortë dhe ne ende kemi qenë në konstruktim të ekipit dhe nuk e kemi bërë këtë herë, por sigurisht në një rast më të mirë, në rastin e parë të mundshëm, sepse këta e kanë edhe një lojë që e kërkojnë që e luajnë, dhe sigurisht që shumë shpejt ajo ndeshje do të bëhet dhe në momentin e parë të mundshëm”, tha Ademi.

Ndërsa nënkryetari i nderit i Federatës Gjermane të Futbollit, Rianer Milkoreit u shpreh se tash e disa vite ka bërë kërkesë në Federatën e Gjermanisë dhe një ndeshje e tillë do të luhet në një të ardhme të afërt, por nuk do të jetë vetëm një miqësore e thjeshtë.

“Ne e kemi thënë edhe në prononcimet e tona të mëhershme. Ne kemi bërë një kërkesë në Federatën e Futbollit të Gjermanisë, qysh në kohën para pranimit në UEFA e FIFA, por jo vetëm për një lojë të thjeshtë miqësore por edhe një lojë me benificone, të cilën Gjermania e organizon çdo dy vite, nga e cila lojë përfitojnë të dy Federatat dhe unë kam biseduar para një viti e gjysmë, dy vite, kemi gjetur një mirëkuptim të jashtëzakonshëm, por duhet dy vjet përpara të bëhet kërkesa për atë lojë”, tha Milkoreit.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luajë me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për në Euro 2020.

12:05

FFK-ja do të përfitojë nga përvoja gjermane në futboll

Sot në selinë e FFK-së është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë.

Kjo marrëveshje do të përfshijë përfitimin e përvojave gjermane për Kosovën në të gjitha fushat.

Ndër të tjera kjo marrëveshje do të përfshijë shkuarjen e ekipeve kombëtare të grupmoshave të reja në kampet e Gjermanisë, ku do të kryhen stërvitje me ekipet e njëjta kombëtare të Gjermanisë, raporton Ksp.

Po ashtu, trajnerët do të ndjekin seminare dhe do të fitojnë përvojë me ekipet më të mira gjermane si dhe me ekipet kombëtare gjermane.

Gjithashtu përfitues nga kjo marrëveshje do të jenë edhe gjyqtarët, sidomos ata fillestarë, të cilët do të ndjekin seminare të ndryshme, sikurse edhe sektori për marrëdhënie me jashtë, administratorët e sektorëve të ndryshëm në FFK dhe menaxherët e ekipeve kombëtare.

Kjo marrëveshje përfshinë edhe edukimin në kuadër të UEFA-s me projekte të veçanta, si sistemin VAR, programerët dhe softveristët etj.

Me këtë rast kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u shpreh tejet i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

"Duhet të falënderojmë Federatën Gjermane të Futbollit me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje”, tha fillimisht Ademi.

Ndërkohë që Rainer Milkoreit, nënkryetari nderi i Federatës gjermane u shpreh se bashkëpunimi mes këtyre dy federatave nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë në të ardhmen me marrëveshje të tjera.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme