Dani Arnold, rekordmeni i ngjitjeve pa litar

Dani Arnold, rekordmeni i ngjitjeve pa litar

13 October 2019 13:17

Është një gjë të ngjitesh mbi 550 metra lart fytyrës vertikale të një shkëmbi, por është një gjë tjetër të bësh këtë pa litar sigurie dhe me shpejtësi.

Në shtator Dani Arnold pushtoi formacionin shkëmbor "Cima Grande" në Dolomite në Itali, me asgjë tjetër në ndihmë, pos një çante me shkumësa, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.

Ai e bëri këtë në kohë rekorde prej 46 minutash e 30 sekondave, duke thyer për gati 20 minuta rekordin e vjetër.

"Është shumë lojë mendjeje. Gjitha shkathtësitë, si teknikat e ngjitjes dhe qëndrueshmëria, këto janë gjëra bazike për mua", ka thënë Arnold 35-vjeçar nga shtëpia e tij në Zvicër, ndërsa reflekton për dashurinë e tij për ngjitjen e lirë, që i bie ngjitje pa litar. "Ka shumë ngjitës të fortë nëpër botë, por të kesh këto teknika të ngjitjes dhe të kesh një mendje të qartë dhe të ndihesh i sigurt pa litar, mendoj se kjo është si xhekpot".

Alpinizmi gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e Arnoldit. Duke u rritur në malet zvicerane, ai kalonte ditët duke rafinuar shkathtësitë pasi, siç thotë, nuk kishte se çfarë tjetër të bënte.

Ndërsa zhvilloi shkathtësitë e tij, sfidat u intensifikuan pasi Arnold nisi të ndihej shumë komod nëpër fytyrat më vertikale shkëmbore, ndonëse atëherë ishte lidhur me litar dhe kishte edhe skuadër përkrahëse.

Vetëm pasi kompletoi ngjitjen e tij të parë të lirë, ndërsa po ngjitej nëpër akull, ai i kuptoi emocionet që vijnë me sportet më të rrezikshme.

Ngjitja e lirë ka zënë vend në ndërgjegjen e publikut kur amerikani Alex Honnold pushtoi formacionin shkëmbor në Kaliforni të njohur si "El Capitan" pa litar, një arritje që është bërë e pavdekshme edhe në dokumentarin e National Geographic me titullin "Free Solo", që fitoi edhe çmimin e dokumentarit më të mirë të vitit në Oscars këtë vit....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme