Sport

Ndërpritet miqësorja Brescia - Vojvodina, tifozët mysafirë mësyjnë fansin me flamur shqiptar

Foto: giornaledibrescia
 

Skuadra italiane nga Serie A, Brescia, ka pasur të planifikuar sot të zhvillojë një miqësore me skuadrën nga Novi Sadi i Serbisë, Vojvodina, por që e njëjta është ndërprerë si pasojë e tifozërisë vojvodinase të cilët mësynë një grup të vogël njerëzish që po bartnin flamuj shqiptarë.

Mediat në Itali raportojnë se fusha e gjelbër u pushtua nga tifozët mysafirë dhe për pasojë ndeshja fillimisht u ndërpre përkohësisht, por më vonë u mor vendimi që ajo të mos vazhdojë, raporton gazeta italiane “giornaledibrescia”.