Sport

Lautaro pranë rinovimit të kontratës me Interin

Foto: Reuters

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez pritet që së shpejti të rinovojë kontratën me skuadrën e Interit, njoftoi të premten gazeta "Tuttosport".

Palët tashmë kanë nisur negociatat dhe konfirmimi pritet të vijë gjatë këtij muaji, transmeton Koha Ditore.

Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, kurse klubi tashmë i ka ofruar rinovimin edhe për një vit.

Gjithashtu, në këtë rinovim përfshihet edhe rritja e pagës vjetore prej 1.5 milionë eurosh në tre milionë.

Interi ka pranuar edhe t'ia largojë klauzolën e lirimit prej 111 milionë eurosh, në mënyrë që Lautaro të pajtohet me kushtet e reja.

22-vjeçari këtë edicion ka shënuar tre gola tek Interi, tek e cila skuadër u transferua vjet nga Racing Club.