Sport

City në garë për mbrojtësin Dias

Pas Manchester Unitedit edhe Manchester City është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit të Benficas, Ruben Dias, përcjellë të premten "Daily Mirror".

Mësohet se City tashmë ka kontaktuar ekipin portugez, të cilit i ka ofruar 65 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Diasit gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.

Te City e shohin Diasin si përforcim të duhur për repartin defensiv pas lëndimeve të Aymeric Laportes dhe John Stonesit. Dias 22-vjeçar, vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin portugez dhe deri më tani ka 13 paraqitje edhe me Përfaqësuesen e Portugalisë.

Ai është produkt i akademisë së Benficas kurse me ekipin e parë ka debutuar përgjatë edicionit 2017/18. Ai ka 11 ndeshje këtë edicion kurse me Benfican ka kontratë deri në vitin 2024.