Sport

Cavani e Silva mund të largohen nga Parisi në verë

Descriptive Text

Edinson Cavani dhe Thiago Silva mund të largohen nga Paris Saint-Germaini si lojtarë të lirë në verën e vitit të ardhshëm, raporton "ESPN" të mërkurën.

Dy yjet janë në vitin e fundit të kontratës, ndërsa Silva është lënë në errësirë për të ardhmen e tij.

Cavani ndërkohë ka shpresa të bindë klubin për një kontratë të re, ndonëse ai do të preferonte të qëndronte në Evropë edhe nëse largohet nga Parisi.

Cavani 32-vjeçar dhe Silva 35-vjeçar janë dy lojtarët më në moshë në skuadrën e Parisit.

Cavani ka pasur probleme me lëndime këtë stinor, ndërsa në qendër të mbrojtjes po ka opsione më të reja për të zëvendësuar Silvan.