Sport

Cavani mirëpret Sancezhin e Auban te PSG-ja

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, thotë se mirëpret Alexis Sanchezin dhe Pierre-Emerick Aubameyang në klub nëse vendosin të kalojnë në Francë gjatë verës.

Sulmuesi i Arsenalit dhe ai i Dortmundit janë duke u përmendur si caqe të kampionit francez.

“Nëse i transferojmë, i mirëpresim. Jemi këtu për skuadër. Lojtarët e mirë janë këtu për skuadër”, ka thënë ai për “Canal +”.

PSG thuajse ka humbur titullin në Ligue 1, pasi Monacos i duhet vetëm të shmangë dy humbje në ndeshjet e fundit për të fituar titullin.