Sport

Ben Arfa afër Fiorentinës

Mesfushori francez Hatem Ben Arfa pritet të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Fiorentinës.

Mediumet italiane kanë raportuar të premten se marrëveshja është arritur në parim mes palëve dhe pritet të zyrtarizohet gjatë këtyre ditëve.

Ben Arfa 32-vjeçar, do t'i bashkohet Fiorentinës si futbollist i lirë, pasi prej përfundimit të edicionit të shkuar është pa klub, transmeton Koha Ditore.

Ai te Fiorentina shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe pritet të firmos kontratë dyvjeçare. Ben Arfa edicionin e shkuar ishte pjesë e Rennesit për të cilën realizoi nëntë gola dhe asistoi gjatë herë.

Ben Arfa ka bërë karrierë edhe te PSG-ja, Nice, Newcastle, Hull City, Marseille e Lyon. Ai gjithashtu ka edhe 15 ndeshje me Francën.