Sport

Pensionohet Marchisio

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka njoftuar zyrtarisht për pensionimin nga futbolli aktiv.

Ai konfirmoi se ka varur këpucët në një konferencë të veçantë për media.

“Kam vendosur të pensionohem. Dhe ishte e duhur ta bëja njoftimin në një vend të rëndësishëm që është i veçantë për mua”, ka thënë ai në konferencën në stadiumin e “Zonjës së Vjetër”.

33-vjeçari ka thënë se është i mërzitur vetëm që s’ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin.

Marchisio ka pasur 389 paraqitje për Juven duke fituar shtatë tituj rresht mes sezoneve 2012 dhe 2018. Dy herë ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve. Së fundmi ishte pjesë e Zenitit. Për Italinë është paraqitur 55 herë.