Sport

Liverpooli fiton dramën e papritur ndaj Salzburgut

Descriptive Text

Liverpooli ka fituar më vështirë se që pritej përballjen me Salzburgun.

Kampioni evropian fitoi 4 me 3 ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit E në Ligën e Kampionëve.

“Të Kuqtë” nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar tre gola përmes Sadio Manes, Andrew Robertsonit e Mohamed Salahut. Në minutën e 39-të Salzburgu ngushtoi epërsinë përmes Hwang Hee-Chanit, ndërsa me dy gola të shpejtë në minutat 56 dhe 60, Salzburgu barazoi gjithçka duke shtangur ekipin e Jurgen Kloppit. Minamino dhe Haland realizuan golat për austrikat.

Megjithatë, Liverpooli s’lejoi befasi dhe në minutën e 69-të përmes golit të dytë të Salahut siguroi fitoren e parë këtë edicion.

Grupit E i prin Napoli me katër pikë, ndërsa Salzburgu e Liverpooli kanë nga tri në pozitat dy dhe tre. Në fund është Genku me një pikë.