Rahoveci ka nisur rrugëtimin ndërkombëtar me humbje nga U-BT Cluj Napoca në raundin kualifikues të FIBA Europe Cup.
Në ndeshjen e parë të kësaj faze, “Vreshtarët” u mposhtën thellë në palestrën “Mizahir Isma”.
Rumunët e Cluj Napocas fituan me 25 pikë diferencë, në një ndeshje të cilën dominuan që nga fillimi. Rezultati final i ndeshjes ishte 73:98.
Ndeshja e kthimit në Cluj-Napoca është pas një jave, më 9 tetor.
-
3 tetor 2019 00:17
-
Shpërndaje në: