Sport

Ballkani vazhdon formën e lartë, mposht Ferizajn në shtëpi

Ballkani ka vazhduar formën e lartë këtë edicion në Superligë.

Në xhiron e tetë, “viktimë” e re e Ballkanit ishte Ferizaj, të cilin e mposhti 1 me 2 në shtëpi.

Blend Baftiu e Artur Magani shënuan për Ballkanin. Golin e vetëm te Ferizaj e realizoi Edon Sadriu.

Ballkani është i dyti në tabelë me 17 pikë, aq sa ka edhe Llapi si kryesues i ri. Ferizaj është i 10-i me gjashtë pikë.

Image