Sport

Reali kërkon nga lojtarët kujdes me postimet në rrjetet sociale

Skuadra e Real Madridit ka paralajmëruar futbollistët që të jenë më të kujdesshëm në postimet e tyre nëpër rrjetet sociale, ka njoftuar e përditshmja spanjolle "Marca".

Në fakt, Reali ka kërkuar nga lojtarët që të mos postojnë shtëpitë dhe pasuritë e tyre për shkak të rasteve të fundit që kanë ndodhur në Madrid, ku hajdutët kanë plaçkitur shtëpitë e disa futbollistëve, transmeton Koha Ditore. 

Rasti i fundit është ai i mesfushorit të Atletico Madridit, Thomas Partey, pasi hajdutët i kanë thyer shtëpinë dhe kanë përfituar nga rasti derisa futbollisti ishte në udhëtim me ekipin, duke u përgatitur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lokomotivës së Moskës.

Klubi madrilen gjithashtu ka njoftuar lojtarët se ka angazhuar roje shtesë të sigurisë për lojtarët, në mënyrë që të mos përsëritet rasti i mesfushorit Casemiro.

Këtij të fundit, hajdutët i janë futur në shtëpi derisa ka qenë duke luajtur kundër Atletico Madridit vikendin e shkuar. Brenda në shtëpi, ishte gruaja dhe vajza e tij.

Sigurimi shtesë ka për detyrë që t'i ruajë tërë kohën shtëpitë e lojtarëve të Realit, derisa numrin e rojeve do ta shtojë përderisa ata janë duke luajtur. Te Reali besojnë se me angazhimin e një kompanie të sigurisë, futbollistët nuk do të shqetësohen më për shtëpitë dhe familjet e tyre derisa kanë angazhime me klubin...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)