Sport

Juventusi kërkon dhjetë milionë euro për Manxhukiqin

Descriptive Text

Mario Manxhukiq do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit, por ekipi italian tashmë ka caktuar çmimin e tij.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Juventusi po kërkon të paktën dhjetë milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë Manxhukiqin, i cili ka kontratë deri në vitin 2021, transmeton Koha Ditore.

Interesim për shërbimet e sulmuesit kroat, kanë shprehur skuadrat nga Premier League, Manchester United dhe West Ham United. Manxhukiq këtë edicion nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për Juventusin, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri.

33-vjeçari, është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe ka fituar katër tituj kampioni të Italisë. Ai karrierë ka bërë edhe te ekipet e njohura si Atletico Madrid, Bayern Muenchen, Wolfsburg e Dinamo Zagreb.