Sport

Barcelona pas Kyle Walker

Ylli i Tottenhamit, Kyle Walker është në listën e të preferuarve të Barcelonës për pozitën e mbrojtësit të djathtë për sezonin e ardhshëm, raporton London Evening Standard.

Gjiganti spanjoll nuk ka arritur që ta zëvendësojë Dani Alvesin, që nga transferimi i këtij të fundit te Juventusi, transmeton Koha.net. Por, janë në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë për sezonin e ardhshëm.

26 vjeçari është duke e zhvilluar sezonin më të mirë të karrierës me Tottenhamin, ku përveç punës në mbrojtje ai ka qenë kyç edhe në aspektin sulmues, duke bërë pesë asistime në këtë sezon në Premier Ligë.