Sport

Silva: “City nën drejtimin e Guardiolas është në rrugën e duhur”

David Silva këmbëngul që Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolas është duke shkuar në rrugën e duhur.

‘Qytetarët’ që këtë sezon të garave drejtohen për herë të parë nga strategu spanjoll, këtë edicion do ta mbyllin pa trofe.

Por Silva mendon se Guardiola është duke ndërtuar një skuadër që mund të garoj në të gjitha frontet sezonin e ardhshëm, transmeton kp.

“Kur ju nuk fitoni trofe, ju ndiheni pak të zhgënjyer”, tha Silva.

“Ne jemi këtu për të fituar trofe, por është sezoni i parë i Pep Guardiolas dhe ai po ndryshon disa ide të futbollit dhe mënyrën e lojës”.

“Kjo po na përshtatet mirë. Ne po bëjmë diçka për të ardhmen e afërt dhe mendoj se po e arrijmë pak nga pak”.

“Sezoni i ardhshëm duhet të luftojmë për gjithçka, për të gjithë trofetë”, theksoi spanjolli.