Sport

Rikthimi i fuqishëm i “raketës” kosovare vlerësohet lart në Gjermani

Foto: Reuters

“Milot Rashica është kthyer – dhe çfarë rikthimi”. Kështu nis shkrimin “Bild” në Gjermani për rikthimin e yllit kosovar të Werder Bremenit, pas lëndimit që kishte pësuar në muajin gusht.

Ai u rikthye në ekipin startues të shtunën në përballjen me Dortmundin dhe realizoi supergol në barazimin 2 me 2. Rashica, që në Gjermani po njihet me nofkën “raketa”, realizoi golin e parë të ndeshjes vetëm shtatë minuta pas fillimit.

“Nëse s’keni luajtur për një muaj, ju duhet një ose dy ndeshje të ktheheni në vendin e duhur. Ishte në rregull sot”, ka thënë 23-vjeçari pas ndeshjes.

Rashica po konsiderohet se te Werderi po mbush mungesat e sulmuesve efikasë te Werderi.

“Miloti i sjell lojës sonë diçka që nuk e kemi. Kjo na bën më të paparashikueshëm”, ka thënë trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt.

Kjo i referohet shpejtësisë së “Raketës”.

“Nuk kemi shumë lojtarë me shpejtësinë e Milotit, sidomos në kundërsulme ai është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është lojtar për momente speciale”, ka thënë bashkëlojtari i Rashicës, Maximilian Eggestein.