Sport

Prishtina vazhdon me fitore dhe ngjitjen në tabelë

Foto: KF Prishtina/Arkiv

Prishtina ka shënuar fitoren e katërt rresht në Superligën e Kosovës në futboll.

“Plisat” mposhtën në xhiron e shtatë Vushtrrinë 0 me 3.

Alban Shillova realizoi golin e parë për Prishtinën. Nertil Hoxhaj me autogol dyfishoi epërsinë e Prishtinës pak para mbylljes së pjesës së parë, ndërsa Armend Thaci në pjesën e dytë vulosi fitoren e ekipit të Armend Dallkut.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina është ngjitur në pozitën e pestë me 13 pikë të tubuara, vetëm dy prapa liderit Feronikeli.

Vushtrria është e parafundit me vetëm pesë pikë.

Image