Sport

Wolverhampton interesohet për Odegaardin

Skuadra e Premier Leagues së Anglisë, Wolverhampton është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit të talentuar norvegjez Martin Odegaard, raporton "Mirror" të dielën.

Odegaard 20-vjeçar është duke shijuar një periudhë të suksesshme në La Liga ku është i huazuar te Real Sociedadi nga Real Madridi, transmeton Koha Ditore.

Odegaard te Real Madridi u transferua në janar të vitit 2015 nga Stromsgodseti, mirëpo ai nuk arriti të depërtonte te skuadra e parë e Realit.

U huazua fillimisht në Holandë te Heerenveen dhe Vitesse, ndërsa këtë edicion ai iu bashkua Sociedadit.