Sport

Bayerni mposht Paderbonin, mban kreun

Descriptive Text

Bayern Munich ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Paderboni.

Mysafirët shënuan fitore prej 2 me 3 në një ndeshje ku paraqitje të mirë pati Philippe Coutinho me një gol e një asistim, transmeton Koha.net.

Në minutën e 15 ylli brazilian asistoi për Gnabryn. E në minutën e 55 Coutinho shënoi pas asistimit të Gnabryt.

Proger e ngushtoi epërsinë në minutën e 68 duke shënuar një gol të bukur.

Por, më pas për Bayernin shënoi Robert Lewandowski në minutën e 79.

Në minutën e 84 Collins shënoi një eurogol për rezultatin përfundimtar prej 2 me 3.

Bayerni me këtë fitore arrin në kuotën e 14 pikëve dhe mban kreun e tabelës, derisa në vendin e fundit Paderboni ka vetëm një pikë.