Sport

KFF Feronikeli deklason Drenicën 40:0

Nënkampioni i Kosovës në futbollin e femrave, Feronikeli ka shënuar fitore me rezultat basketbolli ndaj Drenicës, pasi e mposhti me shifrat 40:0.

Kjo ndeshje është luajtur të premten dhe i ka takuar xhiros së pestë të Superligës së Femrave në futboll.

Për Feronikelin kjo është fitorja e pestë në po aq ndeshje të zhvilluara në këtë edicion, transmeton Koha Ditore.

Në të gjitha këto ndeshje, Feronikeli ka pranuar vetëm dy gola, kurse ka shënuar 78 sish. Futbollistja Zelfije Bajramaj ka shënuar hiç më pak se 22 gola në këtë takim.

Për Feronikelin kanë realizuar edhe Bahtije Miftari e Arbenita Curraj që shënuan nga pesë gola, pastaj Rita Olluri e Feride Kastrati nga tre, kurse nga një gol e kanë shënuar Fatbardha Kastrati dhe Arta Bulliqi.

Këtë edicion në Superligën e Femrave në futboll po marrin pjesë 12 ekipe.