Sport

Sissoko rinovon me Tottenhamin

Descriptive Text

Mesfushori Moussa Sissoko ka rinovuar kontratën me Tottenhamin edhe për katër vite tjera dhe do të jetë pjesë e ekipit londinez deri në verën e vitit 2023.

Lajmi është konfirmuar të premten në uebfaqen zyrtare të Tottenhamit, transmeton Koha Ditore.

"Jemi të lumtur të konfirmojmë se Moussa Sissoko ka vazhduar kontratën deri në vitin 2023", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Tottenhamit.

Sissoko 30-vjeçar, këtë edicion ka shtatë paraqitje në të gjitha ndeshjet dhe një asistim.

Mesfushori francez te Tottenhami u transferua para tri vjetësh nga Newcastle për 35 milionë euro. Ai karrierë ka bërë edhe te Toulouse kurse ka edhe 56 paraqitje e dy gola të shënuara me Përfaqësuesen e Francës.