Sport

Gattuso mund të kthehet te Milani

Gennaro Gattuso ka gjasa të mëdha që sërish të kthehet në postin e trajnerit të Milanit, kanë raportuar të premten mediumet italiane.

Mësohet se Milani tashmë ka kontaktuar Gattuson, i cili është i gatshëm të kthehet pas largimit nga ekipi në fund të edicionit të shkuar, transmeton Koha Ditore.

Gattuso në postin e trajnerit, do ta zëvendësojë Marco Giampaolon, i cili nuk ka pasur një start të mirë me Milanin këtë edicion.

Me Giampaolon në krye, Milani ka regjistruar tri humbje në pesë xhirot e para në Serie A.

"Gennaro Gattuso ka gjasa të kthehet te Milani dhe të zëvendësojë Marco Giampaolon që është në presion të madh dhe pritet të shkarkohet pas rezultateve të dobëta", ka shkruar e përditshmja italiane "Corriere dello Sport".