Sport

Gilmore po përgatitet mentalisht për debutimin e saj olimpik

Vizualizimi është quajtur si armë sekrete e sportistëve dhe një mjet psikologjik për të krijuar imazh mental për një ngjarje apo të një rezultati të synuar.

Australiania Stephanie Gilmore, për këtë arsye ka bërë rrugë të gjatë drejt plazhit Tsurigasaki për të përgatitur mendjen e saj për lojërat olimpike "Tokio 2020", shkruan sot Koha Ditore.

Australiania Gilmore, që është kampione e shtatëfishtë e botës në surfim, ka kaluar kohë në Tokio para se të shkonte në Ichinomiya, Chiba, ku do të mbahet gara e parë e surfimit në Lojërat Olimpike mes 26 korrikut dhe 2 gushtit të vitit 2020.

Derisa ajo shijoi të qenit turiste në kryeqendrën e Japonisë, duke bërë shoping, duke ngrënë ushqime tradicionale japoneze dhe po ashtu duke shijuar atmosferën, 31-vjeçarja u kthye në stilin e një sportiste elitare, duke u përgatitur mentalisht, ndërsa po i afrohej arenës olimpike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)