Sport

Rodrygo: Mos më krahasoni me Ronaldon

Sulmuesi i Realit, Rodrygo Goes ka thënë se nuk dëshiron të krahasohet me legjendën e Realit, Ronaldo Nazario.

18-vjeçari u bë lojtari më i shpejtë që shënon gol nga koha e legjendës së Brazilit.

Futbollisti brazilian pasi hyri në lojë iu deshën vetëm 93 sekonda për të shënuar, derisa Ronaldo ka shënuar brenda 62 sekondave ndaj Deportivo Alaves në vitin 2002.

Mirëpo, Rodrygo ka thënë se nuk dëshiron të krahasohet më sulmuesin që është një ndër më të mirët në histori të futbollit.

“Nuk dua të krahasohem me Ronaldon, i cili është një ndër më të mirët në histori. Sa për golin, e kontrollova dhe e dija që do të shënoja. Gjithmonë do t’iu tregoj se mund të luaj këtu”, deklaroi ai.

Braziliani në fund tha se nuk e ka problem nëse luan për Real Madrid Castillen ose për ekipin e parë, transmeton kp.

“Do të vazhdoj të punoj. Jam në Real Madrid dhe nuk më intereson nëse luaj në Castilla nën urdhrat e Raulit ose në ekipin e parë. Madridi gjithmonë ka lojtarë të mirë, andaj është e pritshme. Zidane më tha të jem i qetë, andaj gjërat shkuan mirë”, përfundoi ai.