Sport

Wengeri thotë se është i gatshëm të drejtojë Unitedin

Arsene Wenger ka deklaruar se është i gatshëm të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, derisa ka theksuar se ajo është një punë që secili trajner e ëndërron.

Trajneri aktual i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është duke pasur vështirësi që të menaxhojë skuadrën duke mos marrë rezultatet e dëshiruara, transmeton Koha.net.

Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara Unitedi ka grumbulluar vetëm tetë pikë, gjë që i ka rritur presionin trajnerit norvegjez.

“Drejtimi i Unitedit është një punë që e ëndërron secili trajner. Unë kam vetëbesim, kurajë dhe ide”, ka deklaruar Wenger për beIN SPORTS, për mundësinë e menaxhimit të Unitedit.