Xavi synon transferimin e Sterlingut nëse bëhet trajner i Barçës Foto: Reuters

Xavi synon transferimin e Sterlingut nëse bëhet trajner i Barçës

26 September 2019 10:41

Legjenda e Barcelonës, Xavi e ka identifikuar Raheem Sterlingun si njërin nga transferimet potenciale nëse bëhet trajner i gjigantit katalunas.

Mail raporton se Xavi është një nga pretendentët për të marrë drejtimin e Barçës pas presionit të madh në të cilin gjendet aktualisht trajneri Ernesto Valverde, transmeton Koha.net.

Megjithatë, sipas mediave britanike Barcelona do të duhej të paguante më shumë se 169 milionë euro për ta pasur në radhët e veta yllin anglez, Raheem Sterling.

E gjithashtu interesim për të raportohet se ka shprehur edhe Real Madridi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme