Sport

Ranieri favorit për ta marrë St. Etiennen

Descriptive Text

Trajneri italian Claudio Ranieri pritet shumë shpejtë të marrë drejtimin e ekipit nga Ligue 1, Saint-Etienne përcjellë të mërkurën “Football-Italia”.

Ranieri në postin e trajnerit, do ta zëvendësoj Ghislain Printantin, i cili do të shkarkohet gjatë këtyre ditëve për shkak të rezultateve të dobëta, transmeton “Koha Ditore”. Mësohet se Ranieri në parim ka pranuar ofertën nga drejtuesit e klubit francez dhe është në pritje të zyrtarizimit.

Për Ranierin, kjo do të jetë hera e tretë që do të kthehet për të punuar në Francë, pasi më herët ka qenë trajner te Monaco dhe Nantesi.

Tekniku 68-vjeçar, ka një përvojë të madhe si trajner pasi në të shkuarën ka drejtuar skuadrat si Roma, Fulhami, Leicesteri, Interi, Juventusi, Parma, Valencia, Chelsea, Atletico Madridi, Fiorentina, Napoli e Cagliari.