Sport

City interesohet për Tonalin

Descriptive Text

Skuadra e Manchester Cityt ka shprehur interesim për mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga sajti italian “calciomercato”.

Mësohet se skautët e Cityt kanë përcjellur nga afër disa herë paraqitjet e Tonalit këtë edicion dhe janë ndarë të kënaqur me atë çfarë ka treguar, transmeton “Koha Ditore”. Kështu që, City po e bën gati ofertën për ta transferuar Tonalin në fund të këtij edicioni.

Kartoni i tij, vlerësohet rreth 30 milionë euro, shumë të cilën City pa problem mund ta përballojë. Tonali 19-vjeçar, është produkt i akademisë së Brescias kurse më ekipin e parë ka debutuar edicionin e shkuar.

Këtë edicion, ai ka pesë paraqitje në Serie A dhe një asistim. Tonali ka kontratë me Brescian deri në vitin 2021 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai po kërkohet edhe nga Manchester Unitedi, Juventusi e Interi.