Sport

Muriqi në formacionin e javës në Turqi

Vedat Muriqi nuk ka të ndalur me gola dhe ndeshje të mira.

Tashmë, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Fenerbahces, ka marr një lajm tjetër të mirë këtë javë.

Falë paraqitjeve të mira në fundjavë ku edhe shënoi golin e fitores te Fenerbahce, Muriqi ka siguruar një vend në formacionin e javës në elitën e futbollit turk, transmeton kp.

Kjo formë e mirë e Muriqit mund të bëjë që sulmuesi nga Prizreni qysh në janar të ndryshojë skuadër pas interesimit të disa skuadrave të mëdha evropiane.

Image