Kombëtarja po kompletohet, hendbollistet plot motiv

Kombëtarja po kompletohet, hendbollistet plot motiv

23 September 2019 15:33

Hendbollistet e Kosovës po punojnë me vullnet të madh për dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Kombëtarja është e vendosur në Prishtinë kurse grupi kompletohet sot me ardhjen e Leonora Demajt, Mirela Gjikokajt dhe Fitore Aliut.

Përzgjedhësi Agron Shabani është i kënaqur me angazhimin e lojtareve në stërvitje kurse vlerëson që grupi do të jetë i kompletuar në tri stërvitjet e fundit.

“Përgatitjet janë duke shkuar mirë. Po kompletohemi, ndërsa sot pritet të vijnë tri lojtaret e fundit. Në tri stërvitjet e fundit jemi komplet dhe të gatshëm për sfidat e reja. Vajzat kanë punuar me intenzitet dhe janë të motivuara për këto dy ndeshje të radhës. Me kombëtare nuk bashkohet këtë herë portierja Dorentina Osmani, kurse Ardiana Salihu nuk ka mundësi të vazhdojë përgatitjet për shkak të një lëndimi. I dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka deklaruar përzgjedhësi Shabani, shkruan ksp.

Ai nuk mund të llogaris edhe në Suzana Ujkiq, që është në kompletim të dokumentacionit.

Kosova të enjten takohet në Maribor me Slloveninë kurse të dielën e presim Gjermaninë në Prishtinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme