Sport

Liverpooli në histori me fitoren ndaj West Hamit

Liverpooli ka thyer një rekord me fitoren 4 me 0 si mysafir i West Hamit të dielën.

Pas triumfit në London Stadium, “Të Kuqtë” kanë fituar në 52 stadiume të ndryshme të Premier Ligës, që është më shumë se secili ekip tjetër në histori të garës.

Golat nga Daniel Sturridge, Philippe Coutinho dhe Divock Origi sollën fitoren e radhës për të afruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.